Autostrada ‘Arbër Xhaferi’ që e lidh Kosovën me Maqedoninë është gati.
Ka mbetur edhe pak kohë deri në hapjen zyrtare për qarkullim të autostradës ‘Arbër Xhaferi’.
Autostrada e cila lidh Prishtinën me Shkupin do të lëshohet për qarkullim zyrtarisht me 29 maj.
Madje kjo gjë u konfirmua së fundi edhe nga Ministri i MI-së, Pal Lekaj, i cili tha se Autostrada Arbër Xhaferi zyrtarisht hapet më 29 maj.
E së fundi janë publikuar edhe disa fotografi se si po duket në përfundim e sipër edhe një prej urave më të mëdha në Ballkan, e cila është e gjatë afro 7 kilometra.