Dy femra kanë humbur jetën mbrëmë në një vet-aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
L.S, 23-vjeç
“Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.
Varrimi i L.S do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan të Prishtinës.
Mësohet se dy të lënduarit tjerë në këtë aksident janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.
K.H, 30-vjeç
Njëri prej të lënduarve është dërguar në intensivë, për pak pritet që edhe tjetri të dërgohet në këtë repart, dytë janë pa vetëdije, tha për Gazetën Express, Nerxhivane Halmimi , Specialiste e Mjekësisë Emergjente.
“Njëri ka shku në mjekim intensiv dhe tjeri për intensive do të dërgohet, dyt janë pavetëdije në gjendje të rëndë”, tha doktoresha.