Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriqi ka qenë heroi i Manchester Cityt natën e mbrëmshme.
Lojtarët e Manchester Cityt e festuan kalimin në gjysmëfinale të kupën e ligës duke iu falënderuar dhe duke e përgëzuar portierin e ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqin.
Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Carabo Cup të martën mbrëma, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3-1 në penallti falë heroit të mbrëmjes, portierit të ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqit, transmeton Express.
City kaloi në epërsi me një supergol të mesfushorit belg Kevin De Bryune në pjesën e parë, i cili pas takimit tha se pritjet madhështore të Muriqit i ndihmuan Manchester Cityt ta sigurojë gjysmëfinalen.
Goli fantastik i Marc Albrightonit në pjesën e dytë e çoi ndeshjen në penallti, aty ku përfundimisht gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muriqi u bë hero.
Muriqi i priti dy penallti, që ishin të mjaftueshme për ta çaur Cityn tutje.