Dalin fotot, ky është djali i deputetit që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm

11:05 | 14 Shkurt 2019

Një tragjedi e madhe ka ndodhur dje në Maqedoni, kur një autobus me 50 udhëtar ka dal nga rruga duke rënë në greminë, e për pasojë 15 persona kanë humbur jetën, e dhjetra te tjerë raportohen të lënduar.

Në këtë aksident humbi jetën edhe djali i një deputeti.

Jovica Trpevski është djali i deputeti të LSDM-së i cili humbi jetën mbrëmë pas rrokullisjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë.

Jovica Trpvski ka qenë në autobus bashkë me 14 udhëtarët tjerë që kanë humbur jetën e ku mbi 30 kanë mbetur të lënduar.

Nga gjithsejtë 32 të plagosurve që po hospitalizohen në “8 Shtatori”, katër janë në gjendje kritike dhe në gjendje serioze janë edhe dy persona tjerë që janë shtruar në spital në Qendrën e Emergjencave.

Edhe nga LSDM-ja konfirmuan se 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski ka humbur jetën gjatë rrokullisjes së autobusit, shkruan tetovasot.

Ndryshe sot në Gotivar, këshilli komunal do të mbajë mbledhje komemorative për nderë të viktimave ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Komento: