
Më në fund Robert Berisha ka dal publikisht me të dashurën e re.
Ndarja e Robertit dhe Norës ishte ndër temat më të diskutuara në showbizin shqiptar këtë vit.
Çifti i dhanë fund martesës disa vjeçare në muajin gusht dhe lajmin e bëri të ditur vetë Roberti nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

Tanimë duket se këngëtari i hitit “Mia”, ka lënë gjithçka pas krahëve dhe po shijon një romancë të re. Ai është fotografuar nën shoqërinë e një vajze, me të cilën nuk kursyen as përqafimet dhe puthjet.
Në fotografitë e siguruara nga Review, vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit.
Për me tepër shikoni fotot dhe gjykojeni vet…

