Dalin fotot, Roberti duket u puthur me të dashuren e re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
-1 °C

Dalin fotot, Roberti duket u puthur me të dashuren e re

13:55 | 10 Dhjetor 2019

Më në fund Robert Berisha ka dal publikisht me të dashurën e re.

Ndarja e Robertit dhe Norës ishte ndër temat më të diskutuara në showbizin shqiptar këtë vit.

Çifti i dhanë fund martesës disa vjeçare në muajin gusht dhe lajmin e bëri të ditur vetë Roberti nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

Tanimë duket se këngëtari i hitit “Mia”, ka lënë gjithçka pas krahëve dhe po shijon një romancë të re. Ai është fotografuar nën shoqërinë e një vajze, me të cilën nuk kursyen as përqafimet dhe puthjet.

Në fotografitë e siguruara nga Review, vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit.

Për me tepër shikoni fotot dhe gjykojeni vet…

Komento: