Dalin imazhet satelitore, zjarri në Amazonë përhapet edhe në këtë shtet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dalin imazhet satelitore, zjarri në Amazonë përhapet edhe në këtë shtet

08:14 | 27 Gusht 2019

Me të madhe po vazhdon përhapja e zjarreve në Amazonë.

Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit.

Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundi imazhet satelitore, që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në Paraguai, transmeton “Balkanweb”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Presidenti kilian, Sebastián Piñera, thanë sot se kombet e G7 ranë dakord të sigurojnë 20 milionë dollarë (17.9 milionë €) nga fondet emergjente për të luftuar zjarret e Amazonës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!