Dalin në shesh të gjitha të palarat e Milanit

16:40 | 23 Dhjetor 2018

Ish-drejtori i Milanit, Marco Fassone, në fillim të këtij viti ka angazhuar një kompani private hetimi për të spiunuar katër gazetarë italianë, me qëllim që të jepte informacion rreth klubit, raporton La Repubblica përcjell ORAinfo.

Emri i kompanisë të kontaktuar nga Fassone është Carpinvest srl dhe gazetarët e angazhuar spiunuar nga Fassone janë Enrico Currò dhe Luca Pagni nga La Repubblica, Carlo Festa nga Il Sole 24 Ore dhe Tobia De Stefano nga Libero.

Agjencia ka konfirmuar se disa nga hetuesit e tyre privatë ishin punësuar nga Fassone për të spiunuar gazetarët. Carpinvest kontaktoi Elliott verën e kaluar për të kërkuar pagesën për shërbimin e tyre dhe kështu e dinin drejtuesit e tanishëm të AC Milan.

Katër gazetarë u ndoqën dhe vëzhguan nga 19 shkurti deri më 2 mars 2018, por ata nuk ishin të vetmit që monitoroheshin nga hetuesit privatë të punësuar nga Fassone.

Disa punonjës të AC Milan gjithashtu u spiunuan. Fletoret, tabletët dhe smartfonët e drejtuesve të AC Milan u kontrolluan (me autorizimin e personave të përfshirë) dhe Telekomi u pyet për të kontrolluar të dhënat telefonike të Agata Frigerio, Giuseppe Mangiarano, Giovanna Zian dhe Angela Zucca, katër punonjës të klubit./ORAinfo/

Komento: