Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi, ky është çmimi i tyre

13:37 | 16 Nëntor 2023

Kosova ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve do ta luaj kundër Bjellorusisë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka lajmëruar se ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje.

Biletat mund të blihen online dhe çmimet janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45, derisa me Bjellorusinë takohet më datë 21 nëntor 2023, nga po e njëjta orë.

Komento: