Dalin nesër para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”

14:13 | 25 Shkurt 2021

Nesër dalin para gjykatës 11 të arrestuarit e rastit “Subvencioni 2021”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve të aksionit policor të së mërkurës që u zvvillua në disa lokacione të Kosovës.

11 të paraburgosurit që ngarkohen për veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti do të dalin nesër para gjykatës, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Është vendosur që nesër paradite të mbahet seanca. Gjyqtar do të jetë Naser Foniqi”.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: