Dalin pamje nga aksidenti në Podujevë

12:32 | 02 Janar 2019

Numri i aksidenteve kohëve të fundit është rritur shumë në vendin tonë

Dje rreth orës 14:30, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku lëndime të lehta ka pësuar një person. Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës.

NJanë siguruar pamjet e momentit të këtij aksidenti, ku shihet njëra veturë papritmas humb drejtimin me ç’rast edhe shkaktohet aksidenti.

Ndryshe, këto ditë të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në Podujevë, derisa të hënën ka humbur jetën një 32-vjeçare në fshatin Penuhë.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/771926096495410/?t=20

Komento: