Pamje nga bastisja e banesës së policit serb në arrati.
Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vr’asjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.
Lajmin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Njëri nga të dyshuarit i cili është në kërkim nga policia e Kosovës, është Zhelko Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore i cili dyshohet në fshehjen e provave në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Policia gjatë bastisjes së banesës së tij, ka prangosur djalin e tij Velko Bojiq, te i cili janë gjetur armë dhe municion.
Mediat serbe kanë publikuar pamjet nga momenti kur policia ka hyrë në banesën e Bojiqit, të cilat mund t’i shihni më poshtë.