Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli të hënën mbrëma kurorëzoi dashurinë e tij me martesë.
Kololli u martua me bukuroshen, Labentina Imerajn.
Në mesin e shumë të ftuarve, në dasmën e Kolollit të pranishëm ishin edhe futbollistët, Florent Hadërgjonaj, Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu etj.
Ndërsa, për astmosferen e mysafirëve të shumtë u kujdes këngëtari i mirënjohur, Meda.
Ai në instagram për ndjekësit e tij të shumtë publikoi pamje nga atmosfera e bukur e dasmës së Kolollit.
Benjamin Kololli është lindur më 15 maj të vitit 1992, është futbollist shqiptar i Kosovës, i cili luan si mesfushor për klubin zviceran Zurich dhe Kombëtaren e Kosovës.