
Sot një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë.
Janë publikuar foto dhe video nga vendi ku ndodhi vrasja në Peran të Podujevës, ku babai dyshohet se qëlloi me kallash djalin e tij. Në vendngjarje shihet të ketë dalë ekipi i forenzikës, shkruan Reporteri.net.
Sipas raportimeve të mediave lokale, deri te vrasja erdhi për një pronë. Madje, edhe ngjarja tragjike siç shihet edhe në foto ka ndodhur në ara.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00. Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka deklaruar se Policia ka iniciuar tashmë një hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.