Në Itali një numër i madh i banorëve janë prekur nga koronavirusi.
Në internet po qarkullojnë fotot që tregojnë sesi pacientë në terapi intensive në spitalin e Kremonës në Itali, janë vendosur në shtrat me fytyrën poshtë.
Mjekët thonë se ky pozicion mund të përmirësojë funksionin e ventilimit e t`i ndihmojë edhe më shumë mushkëritë duke i nxitur të punojnë më mirë pasi redukton presionin që ato kanë.
Një zyrtar i lartë italianë i shëndetësisë paralajmëroi se kriza e koronavirusit “ është si një bombë që shpërthen”’ .
“Virusi përhapet tmerrësisht shpejt, është si zjarri”, tha profesor Giacomo Grasselli, koordinuesi i rrjetit të njësisë të terapisë intensive në rajonin e Lombardisë, vatra kryesore e sëmundjes në Itali.
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar prej tij është të ndryshojmë sjelljen e njerëzve, t`i bindim të qëndrojnë në shtëpi, ata duhet t`i shmangin vendet e mbipopulluara, dhe të lajnë duart. Duhet të jenë të gjithë shumë të kujdesshëm në këtë periudhë”, paralajmëron ai.