Dalin pamje të reja të gruas dhe nusës të cilat u privuan nga jeta nga Hasani

20:33 | 22 April 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Hasan Krasniqi, banor i lagjes Dardania, dyshohet se privoi nga jata sot në banesë gruan dhe nusen e djalit e tij, e pastaj edhe vetën

Janë siguruar disa nga fotografitë e familjes Krasniqi, në shumicën e të cilave ata shihen së bashku.

Ndryshe, në momentin që u krye ngjarja, në banesë ishte edhe një vajzë dy vjeçe, të cilën më pas e nxorën Policia, si të mbietuarën e vetme.

Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit, kanë treguar edhe identitetet e tre personave që humbën jetën rreth orës 13 të ditës së sotme.

“Burri që e ka qëllu veten emrin Hasan Krasniqi, gruaja Hysnije, reja Remzie”, ka treguar Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kreu ngjarjen kishte probleme psikike.

“Këta kanë pasë probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhet fjalë për një ngjarje që është cilësuar ngjarje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte privuar nga jeta gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund e privoi nga jeta edhe vetën.

Komento: