Dalin pamje të rënda nga aksidenti në Komoran, momenti kur personi i gjakosur nxirret nga vetura

21:50 | 07 December 2020

Aksident i rëndë në Komoran, një person i gjakosur nxirret nga vetura.

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Në orët e mbrëmjes së sotme, dy makina janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa janë lënduar disa persona.

Rasti ka ndodhur në Komoran, ndërsa IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i gjakosur një nga të lënduarit.

Kujtojmë që sonte rreth orës 18:00 ndodhi një aksident edhe në Konjuh të Lipjanit, ku mbetën të lënduar 6 persona.

Komento: