Kanë dalur pamjet e laboratorit misterioz biologjik në Vuhan ku ruhen 1,500 tipe virusesh.
Instituti i Virologjisë në Vuhan i cili ka dashur 15 vjet që të ndërtohej, ruan më shumë se 1500 tipe virusesh.
Por disa imazhe të reja misterioze tregojnë sesi shkencëtarët atje vishen me rroba astronautësh edhe pse teoritë e konspiracionit se aty mund të ketë lindur pandemia, tashmë duket se janë refuzuar.
Instituti është i specializuar në kërkimet me patogjenët më të rrezikshëm. Aty studiohen viruse të mbartura nga lakuriqët e natës, që ka qenë një idetë në qendër të konspiracionit te sëmundjes në Kinë.
Deri tani besohet gjerësisht se virusi ka kaluar nga kafshët e egra te njeriu, si ato që shitshin në tregun e mishit në Vuhan, ndërsa teoricienët konspirativë thonë se virusi ka shpëtuar nga laboratori.
Fotot e viteve 2015 e 2017 tregojnë brendësinë e laboratorit, i cili nevojiti 15 vjet që të kompletohej, pas epidemive të SARS në vitet 2002 e 2003.
Eksperti amerikan i biosigurisë Richard Ebright, i Waksman Institute në New Jersey, thotë se megjithse virusi mund të mos jetë krijuar në laborator, ai mund të ketë shpëtuar prej andej teksa analizohej.
“Mbledhja, kultivimi e izolimi i virusieve është njër rezik serioz për infektimin e punonjësve të laboratorit, dhe më pas publikun”, thotë ai por më tej shton se teoritë e konspiracionit nuk e vrasin mendjen shumë për të vërtetën, por kanë si qëllim vetëm krijimin e dyshimeve dhe ankthit.