Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Shtime.
Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke. Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar edhe policia.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.
“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.
Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fugon. Ndërkaq, gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e tyre në drejtim të policies, shkruan express.
Me poshtë e keni video nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohet se qytetarët janë tmerruar nga kjo ngjarje.