Dalin pamjet e para nga plaçkitja e bankës në Fushë-Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet e para nga plaçkitja e bankës në Fushë-Kosovë

21:07 | 30 Dhjetor 2018

Numri i plaçkitjeve nëpër banka është rritur shumë ditëve të fundit.

Një plaçkitje me armë ka ndodhur në një këmbimore në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes së sotme.

Indeksonline pasi ka raportuar për këtë rast, ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen 3 persona me armë dhe maska duke dalë nga ky institucion pasi kanë kryer vjedhjen.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjithë veprimet e nevojshme.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftua policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

https://www.youtube.com/channel/UCthOmQNdTm3DvVY0F0SxkKw?feature=embeds_subscribe_title

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrë

Komento: