Dalin pamjet e rënda, varr masiv për viktimat e koronavirusit edhe në Milano

12:01 | 22 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Në këtë lagje të perfierisë veri-perëndimore të Milanos, kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala ka urdhëruar nderimin e këtyre viktimave duke mos i lënë më nëpër morgjet e spitaleve.

Është një gjest human që bëhet me shpenzimet e komunës së Milanos deri sa famijarët, të afërmit të njoftojnë humbjen e njerëzve të tyre apo prefekturat të lejojnë marrjen e trupave.

“Janë bij të Milanos, siç kemi humbur me mijëra të tjerë“, ka deklaruar kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala, duke informuar se të gjithë në këtë varr do të nderohen njësoj me një kryq të thjeshtë me emrin e tyre e kjo parcelë do të jetë një livadh i gjelbërt pa monumente varri të paktën për 2 vite pas varrimit të viktimës së fundit.

Një ditë më parë kryetari i Bashkisë së Milanos bëri një ceremoni homazhi në këtë varr masiv që dhe pse ngjan me atë çka po ndodh në Neë York, nuk është kështu. Të afërmit e familjarët sapo të marrë fund karantinimi mund t’i marrin viktimat e t’i nderojnë në vende e varreza të zgjedhura nga ata.

Komento: