Dalin pamjet, ja kush është personi qe u gjet i vdekur në Pejë

12:09 | 13 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Pejës.

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete.

Mësohet se bëhet fjalë për Artan Curri 39 vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur dy prokurorë, ai i krimeve të rënda dhe i departamentit të përgjithshëm për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Foto: Artan Curri

Rastin për gazetën express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA…

Komento: