Kështu duket trofeu që do t’i dhurohet Dritës sot.
Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të “çalojë” në krijimin e trofeve unik të futbollit në vendin e tonë.
Siç është bërë zakon tani, kjo federatë ka vendosur që të ndryshojë trofeun e kampionit për sezonin 2019/2020.
Skuadra e Dritës do të marrë një trofe tjetër për nga forma, jo të njëjtë siç e kishte marrë Feronikeli sezonin e kaluar.
Kujtojmë se në Evropë, federatat krijojnë trofe unik, të cilat nuk ndryshohen asnjëherë.