Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit.
Gjatë paradites së sotme ish- ministri Ditmir Bushati i dorëzoi detyrën si kreu i diplomacisë, kreut të qeverisë Edi Rama.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ministrisë.
Në fjalimin e tij më të shkurtër të mbajtur ndonjëherë Rama i delegoi kompetencat zv.ministrit Gent Cakaj, duke e bërë de facto ministër.
Ndërsa pas fjalimeve të rastit, Rama dhe Bushati janë larguar nga ministria.
Por në foto dallohet se Rama i fton Bushati në makinë, ndërsa ky i fundit e refuzon.
Ish- ministri është larguar në këmbë.