Dalin pamjet, ja si e injoroi Ditmir Bushati ftesen e Edi Ramës për të hyrë në makinë

22:38 | 23 Janar 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit.

Gjatë paradites së sotme ish- ministri Ditmir Bushati i dorëzoi detyrën si kreu i diplomacisë, kreut të qeverisë Edi Rama.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ministrisë.

Në fjalimin e tij më të shkurtër të mbajtur ndonjëherë Rama i delegoi kompetencat zv.ministrit Gent Cakaj, duke e bërë de facto ministër.

Ndërsa pas fjalimeve të rastit, Rama dhe Bushati janë larguar nga ministria.

Por në foto dallohet se Rama i fton Bushati në makinë, ndërsa ky i fundit e refuzon.

Ish- ministri është larguar në këmbë.

Komento: