Dalin pamjet, kështu u rrënuan kazinotë në fshatin Karaçevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet, kështu u rrënuan kazinotë në fshatin Karaçevë

13:43 | 19 Shtator 2020

Mbrëmë është zhvilluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës për rrënimin e objekteve ilegale në Karaçevë.

Në këtë fshatë në kufi me Serbinë kanë qenë të ndërtuara kazoni ilegale dhe zhvilloheshin edhe veprimtari tjera të paligjshme, raporton ORAinfo.

E sot në orët e para të mëngjesit ka përfunduar aksioni i madh i policisë në Karaçevë, ku janë rrënuar 11 objekteve të destinuara si kazino ilegale.

Me këtë rast janë arrestuar edhe 33 persona , 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa gra që kanë zhvilluar veprimtarinë e prostitucionit. /ORAinfo/

ORAinfo ju sjell pamje nga momenti i rrëzimi të kazinove ilegale në Karaçevë…

Komento: