Një person ka humbur jetën sot në magjistralen Prishtinë-Ferizja.
Viktima në aksident ishte menaxheri i dy reperëve të njohur, Azet dhe Mero, Sefa Kaya, mëson Indeksonline.
Gjatë tërë ditës së djeshme, Sefa Kaya së bashku me grupin e reperit Azet, ‘KMN’, ishin në disa lokale të ‘Rrugës B’.
Pastaj, Kaya mbrëmjen e kishte vazhduar në një nga diskotekat e njohura në Prishtinë.
Sefa Kaya është i njohur për ngasjen e shpejt të veturës. Në të kaluarën në Instastory publikonte video duke vozitur shpejtë.