Dalin pamjet: Këto janë banesat që qeveria planifikon të ndërtojë për të prekurit nga tërmeti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
1 °C

Dalin pamjet: Këto janë banesat që qeveria planifikon të ndërtojë për të prekurit nga tërmeti

17:41 | 11 Dhjetor 2019

Dy javë me parë Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues, ku humbën jetën 51 persona dhe u shkaktuan dëmë të mëdha materiale.

Në Durrës, Tiranë dhe Laç qeveria shqiptare ka planifikuar ndërtimin e disa lagjeve të reja për të strehuar banorët e pallateve që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Hapësirat për ndërtimin e tyrë janë ende në diskutim e sipër, ndërsa u fol në fillim për zonën pranë universitetit të Durrësit, në Kombinat në Tiranë, në zonën e Kasharit, por edhe në qytetin e Laçit.

Megjithatë ende nuk është vendosur përfundimisht vendi për shkak se po punohet për të verifikuar çështjen e pronësisë së tokës në mënyrë që mos ketë problem më pas.

Këto lagje të reja nuk do jenë më grumbull pallatesh shumëkatëshe por me një pamje tërësisht të ndryshme. Top Channel ka mësuar se po mendohet që lagjet e reja të jenë me vileta dy katëshe të ndara në apartamente nga 75 deri në 95 metra katrore.

Shembuj të ngjashëm vijnë nga disa vende, si Turqia. Këto ndërtime do jenë të forta për të përballuar pa problem goditje tërmeti deri në 9 ballë, ndërsa kujtojmë se pallatet u shkatërruan nga tërmeti që shkoi deri në 8 ballë. Do jenë me konstruksion hekur dhe beton për të përballuar çdo lëkundje tërmeti, por edhe me dru duke e bërë më të lehtë strukturën, por edhe më efikase.

Ndërtime të tilla sipas të dhënave janë dy herë më të lira se sa kostoja e apartamenteve që ndërtohet aktualisht në Shqipëri, në Tiranë dhe në Durrës.

Këto vileta do t’i dorëzohen banorëve që humbën gjithçka nga tërmeti me çelsa në dore dhe të pajisura dhe mobiluara sipas nevojave dhe hapësirave.

Sipërfaqja për çdo apartament është nga 75 deri në 95 metra katrore, e mjaftueshme për familjet të cilat tani jetojnë në hotele, apartamente me qira të paguar nga bashkia apo edhe ne çadra në zonat rurale.

Ndërtimi i lagjeve të reja të banimit do kenë një pamje tërësisht të ndryshme nga lagjet aktuale të qyteteve me rrugë të ngushta dhe pallate shumëkatëshe pranë e pranë si dhe do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, por edhe shumë hapësire dhe sheshe pushimi mes tyre./tch

Komento: