Dalin pamjet, ky është momenti kur privohet nga jeta 25 vjeçari nga Ferizaj

16:28 | 21 February 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Ferizajt.

Mentor Aliu është personi që mbeti pa shenja jete dje në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë padyshim se ishte ‘hakmarrja’. Ai u qëllua disa herë (prapa shpinës) nga i dyshuari, Sh. Rexha.

Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive të kësaj ngjarje të rëndë.
Ndryshe, Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për privimin nga jeta të 20 vjeçit Samir Rexha.

Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vra sjes të ndodhur në gusht të vitit 2016.

Dëshmitarë, gjatë gjykimit, kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=Um7OR_6PQf8

Komento: