
Stina e dimrit shfrytëzohet nga shumë këngëtarë që t’i kalojnë pushimet nëpër vend turistike.
Nora Istrefi sot ka publikuar pamje nga pushimet bashkë me Renee.
Këto ditë, ishte Robert Berisha ai i cili solli pamje në rrjete sociale nga pushimet në Bansko të Bullgarisë.

Bashkë me të ishte edhe vajza Renee, por duket se dyshen po e shoqëron edhe ish-bashkëshortja e Robertit, Nora, shkruan lajmi.
Kjo e fundit ka postuar video në rrjete sociale, teksa shihet bashkë me Reneenë duke skijuar, e që bën të dyshohet se ata po pushojnë bashkë.
Se cila është e vërteta, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.
Shikoni këtë video të postuar nga Nora para pak orësh…
