Mbrëmë është martuar reperi i njohur kosovar, Mc Kresha.
Erzina Shehu dhe Kreshnik Fazliu i kanë dhënë fund beqarisë.
Mc Kresha dhe Erzina Shehu kanë lidhur martesë sot në një nga restorantet e Prishtinës ku kanë ftuar edhe qindra persona, të pranishëm janë edhe figura të rëndësishme politike, shkruan lajmi.
Në rrjete sociale tani po qarkullojnë video dhe imazhe nga dasma e çiftit dhe në një video shohim edhe momentin kur reperi i dhuron puthjen e parë Erzinës si bashkëshorte.
Mc Kresha është një nga reperët shqiptarë më të spikatur ndër vite, gjersa Erzine njihet si menaxhere e rrjetit “Zara” në Prishtinë.