Sot ka ndodhur një aksident tragjik në Podujevë, ku mbeti pa jetë një person.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka ndërruar jetë nga një aksident mes dy veturave.
“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar. Ndarja nga jeta e vozitësit e ka konstatua mjeku kujdestar në qendrën e mjekësie familjare Podujevë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thuhej në njoftimin 24-orësh të Policisë.