Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Gjermani ku shqiptari privoi nga jeta me thikë ish-gruan dhe të dashurin

09:18 | 19 Gusht 2019

Pamje nga ngjarja e rëndë në Gjermani ku shqiptari privoi nga jeta ish-gruan dhe të dashurin.

Këto pamje tregojnë 43-vjeçarin shqiptar nga Kosova, pasi kreu një kr’im të dyfishtë në Gjermani.

Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë.

43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare.

Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.

Për fat, kri’mit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e kosovares me afganin.

Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje. Mësohet se kosovari ishte një person i njohur për policinë.

Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.

Komento: