Dalin pamjet nga plazhi i Velipojës, kjo është gjendja pas stuhis

20:32 | 29 July 2019

Turistët në Velipojë janë përball me një stuhi të fortë, çka ka shkaktuar panik.

Pesë shtetasit nga Shqipëria e Kosova u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shëndetësore e tyre ishte jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Tani është publikuar një video nga Velipoja ku shihet se moti është qetësuar dhe stuhia është ndalur.

Komento: