Varroset Sokol Halili, i cili vrau gruan e tij dhe pastaj veten. Kush mori pjesë në varrimin e tij?
Në oborrin ku para dy dite qëndronin 11 patrulla të policisë, këtë të diel familja Halili kishte një njoftim para shtëpisë. Aty ku Sokol Halili gjatë të Premtes i dha fund jetës, po qëndronte trupi i tij i pajetë.
Largimi i tij për herë të fundit nga shtëpia ishte i dhimbshëm për familjarët.
Të pikëlluar familjarë, miq e bashkë fshatarë po e përcillnin deri tek varrezat e fshatit për t’ia dhënë lamtumiren e fundit.
Kurorat që po mnanin në duar, kishin nga një mesazh të secilit anëtar të familjes.