Dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 25 vjeçari nga Istogu

15:15 | 21 Dhjetor 2018

Një person ka humbur jetën pasi u vetaksidentua.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, një 25-vjeçar ka ndërruar jetë.

Një vdekje fatale ka ndodhur në Istog, përkatësisht në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, derisa një 25-vjeçar ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.

Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar lajmin për Express, duke thënë se shoferi ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.

“Viktima është vetaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibraj.

Ai ka njoftuar se prokurori dhe njësitet relevante edhe gjendjen në vendin e ngjarjes.

Viktima, është mashkull i moshës 25-vjeçare.

Komento: