Dalin pamjet: Plaçkitesi në Istog ishte përkrahës i kësaj partie politike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet: Plaçkitesi në Istog ishte përkrahës i kësaj partie politike

18:53 | 27 Dhjetor 2018

Plaçkitësi i bankës në Istog që u la pa shenja jete gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës kishte qenë përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Facebook-un e hajnit që para se të qëllohej nga Policia, la pa shenja jete një pjesëtar të Policisë së Kosovës në detyrë, ka disa fotografi që tregon se ai ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari të saj Albin Kurti, përcjell gazeta express.

“Ne vendin ku bashkohem aty dhe çdo gjë fillon vetëm për te mirën e Popullit për një te Ardhme te Ndritur”, shkruan ai në një fotografi të bërë brenda selisë së Vetëvendosjes në Istog.

Kamer Metaj para se të qëllohej nga Policia, i pari kishte shtënë në drejtim të pjesëtarëve policorë, duke i shkaktuar plagë të rënda njërit prej policëve.

Më pas edhe vetë Metaj u qellua, duke mbetur në vend.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi Metaj dhe një person tjetër ende i paidentifikuar kryen një grabitje të arma tosur në një bankë në Istog.

Komento: