Dalin pamjet! Sërish përleshje në LDK, prangosen disa persona

21:10 | 14 June 2019

Janë prangosur disa persona afër zyrës së LDK-së.

Procesi i brendshëm zgjedhor, nuk është duke i ecur mbarë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në kohën kur i njëjti pritej që të përfundonte me zgjedhjen e kryetarëve të degëve e nëndegëve, e në fund edhe të strukturave qendrore, “shpërthyen”, rrahje e ofendime të shumta.

Një e tillë ka ndodhur edhe sot në Vranjevc.

Nga përleshja e ndodhur atje janë prangosur edhe disa persona.

Kujtojmë se edhe dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” është raportuar për përleshje deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor.

Komento: