Dalin pamjet, tensione në Kuvendin e LDK-së kur ishte propozuar emri i Fatmir Sejdiut

17:14 | 06 August 2019

Kuvendi Zgjedhor i LDK’së është përmbyllur pa ndonjë incident, megjithatë në disa momente situata brenda sallës ku po zhvilloheshin punimet për zgjedhjen e kryetarit të ri ka qenë e tensionuar.

Një gjë e tillë ka ndodhur kur është vendosur në votim emri i Fatmir Sejdiut si kandidaturë që pretendonte të sfidonte Isa Mustafën për karrigen e të parit të LDK’së.

Në momentin kur është bërë thirrje që të deklarohen delegatët nëse janë pro miratimit të kandidaturës së Fatmir Sejdiut, votimi ka ndodhur në mënyrë të hapur.

Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer një përkrahësi të Sejdiut brenda sallës, i cili i tensionuar ka kërkuar që votimi për kandidaturën e tij të bëhet me votë të fshehtë.

Në një shihet një delegatë i LDK-së i cili flet me tone të larta duke thënë se partia ka shënuar regres për faktin së në Kuvendin e VII-të e kishte votuar kandidaturën e Sejdiut por jo edhe në Kuvendin e IX-të.

Ja momenti kur delegate flet me tone të larta…

Komento: