Dalin pamjet, Tomor Morina kthehet në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet, Tomor Morina kthehet në Kosovë

19:53 | 14 Gusht 2019

Tomor Morina është kthyer në Kosovë.

Ish ushtari i UÇK-së është kthyer për në Kosovë, pasi sot u vendos për lirimin e tij nga parabur gimi në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Naser Raufi në një postim në Facebook.

Lirimin e Morinës e ka konfirmuar gjatë ditës edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në Facebook.

“Lirohet Tomor Morina, e drejta triumfon. Tomor Morina, ish-ushtar i UÇK-së, është liruar sot nga burgu, ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë Hani i Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një flet-arresti të INTERPOL-it. Falënderojmë institucionet e Shkupit zyrtar, drejtorinë e bur gut Shutka, për bashkëpunimin me institucionet dhe ambasadën e Republikës së Kosovës, për lirimin e Tomor Morinës”, ka shkruar Dedaj.

Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup, se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin Morinës në Serbi.

Tomor Morina ishte prangosur nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një kërkesë e Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Komento: