Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se njëri prej të arrestuarve, Bujar Basha, dje në polici nuk e ka folur asnjë fjale, pra është mbrojtur në heshtje. Nuk dihet nëse ka për t’u deklaruar në seancën fillestare për caktimin e paraburgimit.
Për shkaqe sigurie, mediat nuk do të lejohen brenda sallës së gjyqit, madje as afër rrethojave të objektit.
Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.