
Edhe 6 persona në Komunën e Suharekës kanë dalë pozitiv me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Muharrremaj ka thënë se nga 16 mostra sa janë testuar sot, 6 prej tyre kanë dalë pozitive me Covid-19.
Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka dalë me rezultatet e sotme të mostrave të testuara.
Ky është njoftimi i plotë:
Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.
Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.
Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.
Bali Muharremaj