Dalin rezultatet e analizave të Kurtit, kjo është gjendje e tij shëndetësore

17:48 | 26 February 2019

Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë ditëa së djeshme u nis për në QKUK me disa nga simptomat e gripit sezonal.

Por, Kurti, pas analizave të bëra po dyshohet se ka infeksion në mushkëri, e jo grip. Ai do të qëndrojë edhe sonte në Klinikën Infektive, për t’i kryer edhe disa analiza shtesë, të cilat do të tregojnë më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore.

ALbin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e sotëm shkoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me simptoma të gripit sezonal. Ai në këtë klinikë u ndalua si pacient për t’i kryer disa kontrolle rutinore mjekësore.

Mirëpo burime të gazetës Express brenda QKUK-së, theksojnë se në bazë të analizave të para të bëra nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Kurti nuk është i prekur nga gripi sezonal, por nga një infeksion në mushkëri, i cili sipas mjekëve nuk është serioz.

“Është pranuar në spital sot në mëngjes. I janë bërë analizat, por në bazë të rezultateve të para ai nuk ka inflamacion të gripit. Por, po dyshohet për një infeksion të lehtë në mushkëri”, kanë bërë të ditur burime nga QKUK-ja.

E Kurti do të duhet të qëndrojë sonte në QKUK për t’i kryer disa analiza të tjera.
Ndërkohë për gjendjen shëndetësore të Kurtit, sot gjatë ditës ka dhënë detaje edhe bashkë partiaku i tij, Arben Vitija, i cili ka shkruar në Facebook se gjendja e Kurtit është stabile.

“Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mir, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar Vitija.

Tutje për gjenden shëndetësore të Kurtit është interesuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se sot në mëngjes e ka telefonuar Kurtin dhe e ka pyetur nëse ai ka nevojë që Qeveria të bëjë diçka për të.

“Mora vesh se Albini ishte me shqetësim shëndetësor, jam ofru edhe si qeveri – jam dëgjuar edhe me Liburnin. Shpresoj se nuk e ka ndonjë kijamet. I urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë Haradinaj

Komento: