Real Madrid ka marrë një lajm të mirë sot.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i Real Madridit kanë rezultuar negativ në testet e tyre për coronavirus dhe thuhet se planifikojnë të kthehen në stërvitje të hënën.
Korrespodenti i ESPN, Rodrigo Faez ka cekur se raundi i parë i rezultateve nuk dha rezultate pozitive te klubi mbretëror.
Kështu, drejtuesit e klubit së bashku me trajnerin, stafin teknik dhe lojtarët po planifikojnë rikthimin në stërvitje nga dita e hënë.
Janë përafërsisht 2,000 testime që po zhvillohen për të mbuluar të gjithë lojtarët, trajnerët dhe çdo staf stërvitor të të gjitha 20 klubeve të La Liga, ndërsa parashikohet që midis 25 dhe 30 të kthehen rezultate pozitive.
Kjo shifër ishte e parashikuar pasi që Bundesligës iu kthyen 10 rezultate pozitive nga testimet e bëra nga po kaq teste.
Më parë, El Mundo Deportivo raportoi se pesë lojtarë në dy divizionet më të mira të futbollit spanjoll tashmë kanë rezultuar pozitiv edhe pse as identiteti dhe as klubet e lojtarëve nuk janë zbuluar.
Në anën tjetër, lojtarët e Barcelonës do të kthehen sot (e premte) në stërvitje për herë të parë pas dy muajsh, pasi gjatë të enjtes konfirmuar se nuk kanë asnjë rast me coronavirus në klub.