Dalin rezultatet e testeve për Covid-19 te Napoli, cila është gjendja e Rrahmanit?

19:06 | 16 October 2020

Janë publikuar rezultatet e testeve për koronavirus te skuadra e Napolit.

Napoli kanë njoftuar se sot kanë pranuar rezultatet e testimeve për Covid-19.

Asnjë lojtar nuk ka rezultuar i infektuar.

Kjo nënkupton që edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është negativ.

Qendërmbrojtësi mund të regjistrojë debutimin e tij me Napoli gjatë kësaj fundjave.

Mbetet të shihet nëse Gennaro Gattuso do t’i besojë kosovarit.

Komento: