Kanë dalur rezultatet e testit të koronavirusit për Zlatan Ibrahimovicin.
Zlatan Ibrahimovic u lejua të thyejë karantinën për një rikthim në banesën e tij pas një jave, pasi sulmuesi i Milanit testoi dy herë negativ për COVID-19.
Ai e kaloi tërë bllokimin në Suedi, duke u rikthyer të hënën, ku u dërgua menjëherë në terrenin e stërvitjes në Milano për të qëndruar në një dhomë karantine.
Sipas MilanNeës.it, Ibrahimovic bëri dy teste për koronavirus dhe të dyja ishin negativ.
Prandaj atij iu lejua të thyejë karantinën përkohësisht për një udhëtim në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë qëndrimin edhe për shtatë ditë të tjera.
Para se të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, Ibrahimovic do bëjë teste gjaku dhe një ekzaminim të plotë mjekësor.
Veterani konfirmoi këtë edhe përmes një postimi në Instagram.