Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum

20:27 | 23 December 2024
dalin-rezultatet-laboratorike-per-mandarinat-e-shqiperise,-auv:-jane-te-sigurta-per-konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfirmon se mandarinat janë të sigurta për konsum.

Lamir Thaçi nga AUV, në një përgjigje për Express pohon se “ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”.

Konfirmimi i tij i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë  konfirmuar se produktet nga  ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente  me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë  duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e  Bashkimit Evropian  No.  396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore,  respektivisht rregulloreve/ amendamenteve   (EU)  No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos  dhe chlorpyrifos -metil,  dhe amendamentit/ rregullores  (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve  ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.

Komento: