Dalin rezultatet për 10 rastet e testuara për koronavirus në Vushtrri

21:06 | 16 Prill 2020

Kanë dalur rezultatet për 10 rastet e testuara për koronavirus në Vushtrri.

Në qytetin e Vushtrrisë 10 persona kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se 10 persona kanë rezultuar negativë me COVID-19.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’iu përmbahen rregullave të IKSHPK-së.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ 🙏

Pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus.

Komento: