Dalin rezultatet për drejtor të nëntë klinikave në ShSKUK-së

15:08 | 11 Shkurt 2025
dalin-rezultatet-per-drejtor-te-nente-klinikave-ne-shskuk-se

Shërbimi Spitalor, Klinik, Unveristar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet për nëntë drejtorë të klinikave në këtë institucion.

Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve) kandidati më i poentuar është Ardian Shabani si dhe në Klinikën e Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci- Ukimeraj, të cilët do të mbajnë pozitën e drejtorit në këto klinika.

Në Kirurgjinë Vaskulare me gjithsej 92 pikë është përzgjedhur drejtor, Hajriz Rudari.

Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike është zgjedhur Arsim Gashi, ndërsa në klinikën e Kardiologjisë Faik Shatri.

Pozitën e drejtoreshës së Mikrobiologjisë Klinikë do ta ketë Afërdita Alaj.

Më 22.11.2024 ShSKUK kishte hapur konkurs për drejtor të klinikave në këtë institucion. Konkursi ishte për drejtor të 12 klinikave.

Komento: