Dalin shifrat, ja sa shpenzuan skuadrat e Serie A në pesë vitet e fundit

11:06 | 19 August 2020

Serie A vazhdon të shpenzojë milionat në sjelljen e lojtarëve të mëdhenj.

Grupacioni për konsultime sportive Tifosy, ka publikuar një studim për shpenzimet që kanë bërë klubet italiane në pesë vitet e fundit.

Në studim janë përfshirë transferimet dhe huazimet e lojtarëve, ndërsa Juventusi kryeson me 998.3 milionë euro të shpenzuara për transferime.

Interi është në vendin e dytë me 673.2 milionë euro të shpenzuara, ndërsa Milani i treti me 620.3 milionë euro të shpenzuara.

Shpenzimet më të mëdha te Milani kanë ndodhur në verën e vitit 2017, kur në San Siro ishin transferuar emra të mëdhenj si Hakan Calhanoglu, Andre Silva, Leonardo Bonucci, Andrea Conti, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.

Komento: